Hapësire reklamuese

Rajoni

“Janë pranuar disa propozime jo të lehta”, Kurti dhe Vuçiç dakord për planin evropian, Osmani: Moment pozitiv, fjalën e fundit e ka Kuvendi

Shkruar nga Newsbomb
“Janë pranuar disa propozime jo të lehta”, Kurti dhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe mbështetjen e ShBA-ve.

Sipas Osmanit dakordësimi për marrëveshjen franko-gjermane shënon një moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ka qenë këshilltari për media e Presidencës, Bekim Kupina, i cili në një prononcim për mediat vendase ka bërë me dije qëndrimin e Osmanit.

Ai theksoi se presidentja gjithashtu ka vlerësuar se takimi i djeshëm i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon dhe se me këtë marrëveshje janë pranuar disa propozime jo të lehta, të cilat lidhet me vetë menaxhimin e pakicës serbe në Kosovë si dhe me rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.

“Presidentja e Republikës së Kosovës vlerëson se nëse marrëveshja zbatohet në mënyrë burimore, ajo do të përcaktonte parime të rëndësishme për relacionet ndërmjet palëve, duke i vendosur si të barabarta, me respekt reciprok dhe në përputhje me parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë parimin e respektimit të integritetit territorial.

Teksti i marrëveshjes nuk i sqaron tërësisht implikimet nga këto si dhe disa çështje të tjera, të cilat duhet të sqarohen domosdoshmërisht para se të finalizohet Plani i Zbatimit.  Presidentja Osmani thekson se çdo rezultat i dialogut duhet ta ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetit e brendshëm të Kosovës”, ka thënë Kupina.

“Presidentja konsideron se fjalën përfundimtare rreth kësaj marrëveshjeje duhet ta thotë Kuvendi i Kosovës, meqë preken kategori kushtetuese të parapara në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE: Aneksi i planit Franko-Gjerman, ja çfarë afatesh i vendosin perëndimorët serbëve, pas Asosacionit hapet çështja e Kishave dhe objekteve të Kultit në Kosovë

LEXO EDHE: Serbia e Kosova pranuan planin evropian, Rama: Moment historik! Askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti, ka bërë gjënë e duhur

LEXO EDHE: “Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës”, publikohet për herë të parë zyrtarisht plani franko-gjerman, kjo është përmbajtja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu