Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Janë përmbytur 3455 hektarë sipërfaqe toke, niveli i ujit në Dajç dhe liqenin e Shkodrës mbi kuotat maksimale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4ca1ee2d882c77e02b48209c2e5ad459

Bashkia e Shkodrës ka treguar situatën e përmbytjeve në territorin e saj, ku bën me dije se sipërfaqja e tokës së përmbytur është 3455 hektarë.

Hidrometrat në Dajç dhe liqenin e Shkodrës tregojnë se niveli i ujit është mbi kuotat maksimale, ndërsa paraqitet normale situata në lumin Drin.

Situata paraqitet problematike në fshatin Obot, ku është e vështirë të kalohet edhe me mjete të larta, ndërsa mbetet e bllokuar rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 01.02.2021, pasdite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021, pasdite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.65 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.88 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kemi rritje të nivelit të ujit me 1 cm
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme, kuotat janë të pa ndryshuara.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3455 Ha

1. Tokë e pakultivuar               705 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   2470 Ha

3. Grurë                                      150 Ha

4. Bimë Dekorative                     87  Ha

5. Pemtore                                   40  Ha

6. Sera                     3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1400 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 290 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 935 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

3. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 40 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 495 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 125 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 365 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img