Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Janë në gjendje të rëndë psikologjike”, flet avokati i kontrollorëve: Nuk e kuptojnë si mund të ndalohen, të drejtën e protestës ua njeh ligji

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve të AlbControl që braktisën punën dy ditë më parë, ka thënë pas seancës gjyqësore që është mbajtur sot, se “ata janë shumë të rënduar psikologjikisht”.

“Unë sot kam qenë i fokusuar në procesin gjyqësor. Janë në gjendje të rëndë psikologjike. Nuk e kuptojnë si mund të ndalohen për ushtrimin e një të drejte që ia njeh ligji”, u shpreh Kupthi për mediat.

I pyetur nga gazetarët sesi u vetëdeklaruan të gjithë kontrollorët njëherësh të paaftë, avokati tha se ligji nuk iua ndalon. “Ligji nuk ka ndonjë pengesë për këtë. Për aq kohë sa nuk ka pengesë ligjore që i ndalon të deklarojnë paaftësinë për punë, janë të lirë ta bëjnë”, shtoi Kthupi.

Tre prej kontrollorëve të AlbControl janë ndaluar nga Policia e Tiranës si organizatorë të protestës, dhe akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Ata janë Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini.

PYETJA: Komunikimet në WhatsApp?

AVOKATI: Prokuroria pretendon se ka tentativë të organizuar. Kontrollorët bënë një gjë të ligjshme për paaftësi në punë. Ligji nuk ka pengesë kur i lind kontrollorit paaftësia, të gjithëve bashkë ose individualisht. S’ka pengesë ligjore duke i detyruar mos e deklaronin paaftësinë, është e lejuar.

PYETJA: Kanë ardhur kontrollorët turq dhe grekë, çfarë po ndodh me të tjerët?

AVOKATI: Kam qenë i fokusuar tek gjyqi. Nuk kam informacione të tjera. I kemi takuar të ndaluarit. Janë rënduar psikologjikisht. Nuk e kuptojnë si merret i pandehur një person që ia njeh ligji të drejtën.

PYETJA: Të gjithë njëherësh u vetëdeklaruan?

AVOKATI: Deklarata e paaftësisë është individuale. Çdo kontrollor e firmos individualisht. Si e ka ndikuar supervizori kontrollorin. Ka ngërç të habitshëm. Prokuroria çon tre organizatorë, po ekzekutorët duhet të ndiqen penalisht? Këta që bënë deklaratën e paaftësisë.

Kjo çështej u bë politike vetëm pasi ndodhi. S’ka ndikim politik. Për këdo do e çojmë në gjyq. Flora Ndrecës i është komunikuar zgjidhja e marrëdhënies së punës. Kemi besim të plotë tek sistemi i drejtësisë. Kjo është shpejtësia e drejtësisë, këto kushte kemi, këto do respektojmë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img