Hapësire reklamuese

Showbiz

“Janë milingona”, Eva Murati ka një mesazh për të gjithë kolegët që e sulmojnë: Nuk ekzistojnë fare…

Shkruar nga Newsbomb

Eva Murati është një nga prezantueset e sportit më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve jo vetëm me profesionalizmin e saj po edhe me pamjen tërheqëse.

Mbrëmjen e djeshme Eva ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku foli për veten, karrierën dhe projektet që ka.  Duke qenë se sukseset e saj po vijnë njëra pas tjetrës edhe kritikat, sulmet dhe “xhelozitë” janë të shumta.

E pyetur se si i ka përballuar sulmet nga kolegët, Eva ka thënë se ato nuk ekzistojnë fare në mendjen e saj dhe janë milingona.

“Është një shprehje që mua më pëlqen shumë që thotë ‘Kill them ëith kindness’, Vriti me mirësi. Mua thjesht nuk më interesojnë. Unë di të them që do të keni gjithmonë mirë nga unë. Nuk ekzistojnë fare në mendjen time. Janë milingona. Unë përqëndrohem te gjërat e bukura. Nuk kam pse ta mbush shpirtin tin me urrejtje. Nuk i konsideroj fare”, ka thënë ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll