Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, në një konferencë për mediat ditën e sotme është shprehur e lumtur që ndodhet në Tiranë në një ditë kaq të veçantë për Shqipërinë dhe të mbyllë turneun e saj këtu me ta.
Sa i përket deklaratave të sekretares britanike, Suella Braverman, për shqiptarët ku dhe i quajti “kriminelë”, Dua tha se është fatkeqësi mënyra si shihemi në sytë e politikanëve.
Ajo theksoi se ajo që ne duhet të bëjmë është të luftojmë për të ndryshuar këtë mendim që kanë për shqiptarët.
“Jam shumë e lumtur që jam në Tiranë. Për pyetjen e dytë mendoj se është një pyetje edhe është një fatkeqësi shumë e madhe si shihemi në sytë e politkanëve dhe njrëzve të tjerë mendoj se është fjalë e pakëndshme dhe mendoj se kemi nevojë për të luftuar, jo vetëm për ne por për të gjitha racat në botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë që të ndryshojmë ate mendim që kanë për shqiptarët”, tha Dua.