Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Janë kriminelë", Balla kërkon ndihmën e opozitës: Të merremi me despiunizimin e politikës shqiptare, arritën në majën e piramidës së shtetit!

Shkruar nga Newsbomb
"Janë kriminelë", Balla kërkon ndihmën e

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës së parë të sesionit të ri parlamentar.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla kërkoi mbështetjen e opozitës për “despiunizimin” e politikës shqiptare. Ai tha se spiunët e ish Sigurimit të Shtetit arritën në nivelet më të larta të shtetit.

Gjithashtu Balla bëri me dije se snjë komision i posaçëm është dakordësuar në konferencën e krytarëve, në lidhje me rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit në BE.

“Tjetër çështje e rëndësishme është ajo e despiunizimti të politikës shqiptare. Ngritja e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore kërkon një reflektim nga ana e këtij kuvendit. Ne kemi depozituat 2 nisma ligjore dhe kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. E para ka të bëjë me një barrierë artificiale për verifikimin e atyre që janë verifikuar më parë në komisionet e mëparshme. Ne i mirëpresim propozimet e ardhura nga opozita por duhet të negociojmë. Unë mendoj që është në nderin a saj se çfarë përfaqëson PD që të na mbështesë, sigurisht që edhe në mbështesim projektligjet që kanë ardhur nga ju duke gjetur një frymë konsensuale

I mirëpresim të tre propozimet e ardhura nga opozita por shpresoj që opozita të ketë pjekurinë e duhur politike që të pranojë të negociojë dhe hapësir dhe mundësia e gjetjes së koncesusit është se dhe disa ligje të tjera që ne do sjellim në këtë paketë  që do sjellim të marrin mbështetjen tuaj dhe këtu i referohem ligjit të dekriminalizimit ku ka ardhur koha që të shtojmë dhe pjesën e atyre që kanë qenë të përfshirë që kanë qenë pjesë të strutkturës së shtetit ose bashkëpuntorë të sigurimit të shteit, kriminelë janë edhe ata”, tha Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll