Hapësire reklamuese

Politikë

"Janë fshirë të dhënat për një kriminel", Salianji: Sulmi kibernetik ka ndodhur nga brenda, për të hequr emra nga sistemi TIMS

Shkruar nga Newsbomb
"Janë fshirë të dhënat për një

Deputeti demokrat Ervin Salianji, u shpreh mbrëmjen e sotme se ekziston një rrezik që sulmi kibernetik ndaj shërbimeve qeveritare dhe atyre policore, mund të jetë bërë edhe për të hequr persona të caktuar nga TIMS.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", Salianji u shpreh se kjo ka ndodhur me një kriminel.

"Në dijeninë time, pretendohet se të dhënat mund të rikthehen. Ekziston ky rrezik që mund të jetë një sulm i ndodhur nga brenda për të fshirë elementë të caktuar në TIMS lidhur me persona të caktuar me precedentë penalë. Një gjë e tillë ka ndodhur më dikë.

Nëse është bërë me qëllim apo, pasojat i ke bërë sikur të jetë bërë me qëllim. Edhe vendet e rajonit e kanë problem që ne si vend nuk japim informacione në kohën e duhur për kriminelë të tjerë. Policia thotë se nuk janë të dhëna, por janë montime, por mos i publikoni, por nëse janë montime çfarë shqetësimi ka qeveria që të mos publikohen", tha Ervin Salianji.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu