Zëdhënësja Foltores së Sali Berishës, Floriana Garo ka reaguar pas pretendimve të dy delegatëve se frima e tyre ishte falsifikuar dhe se nuk kishte firmosur për thirrjen e Kuvendit të PD me 11 dhjetor.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Garo falenderon deputetin Agron Shehaj, i cili shkoi në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar firmat.
Më tej ajo shkruan se vetëm 2 nga 100 delegatët e verifikuar se nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularëve.
“Partia Demokratike – Foltorja
Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane.
Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.
Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre. Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.
Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!”shkruan Garo në postimin e saj.