Hapësire reklamuese

Politikë

“Janë armik i briskut dhe dushit”, Flutura Açka: Në Parlament vijnë njerëz që s’lajnë sqetullat

Shkruar nga Newsbomb
“Janë armik i briskut dhe dushit”, Flutura Açka: Në

 E ftuara e radhës në “podcastin” e Albana Osmanit ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Mes bisedave  dhe diskutimeve për jetën private, politikën, përplasjet mes partisë, Açka u ndal edhe te Parlamenti, më saktë te higjena.

E pyetur nga Osmani se çfarë arome ka Parlamenti shqiptar, Açka u përgjigj “troç”  dhe pa e zbukuaruar me fjalë të bukura. Deputetja tha se shumë prej kolegëve të saj ulen në vendet e tyre në Kuvend të palarë.

“Është e bukur ta them, në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare por kupton që nuk e njeh dushin. Janë armikë të briskut dhe të dushit”, thotë Açka, teksa më tej thekson se ka dhe deputetë të tjerë të cilët nuk dinë të shkruajnë, madje edhe emrin e tyre mezi e shkruajnë.

Por ndër të tjera theksoi se ka dhe një pjesë tjetër deputetësh për të cilët është e lumtur që i ka takuar.

Pjesë nga biseda:

Albana: Çfarë aromë mban Parlamenti shqiptar?  

Flutura Açka: Furriku. Furrik. Meqënëse furrik ka ndonjë erë, furrik. Unë nuk e kam parasysh se çfarë ere e ka por meqënëse i thonë furrik, furrik e ka një erë. Sepse shiko. Është e bukur ta them, në Parlament vijnë edhe njerëz që si lajnë sqetullat. Veshin xhaketën, i sheh me kollare por kupton që nuk e njeh dushin. Janë armikë të briskut dhe të dushit. 

Albana: Po e thua në krahasim figurativ apo fizik? 

Flutura Aça: Jo, jo e them tamam tamam unë. Edhe fizik. Ka armiq të briskut dhe të dushit. Unë kam ndeshur të tillë. Kam ndeshur edhe analfabetë. Në kuptimin që shkruajnë vetëm emrin e tyre.  

Albana: Si e shkruajnë me gabime ortografike. 

Flutura Açka: Mezi e shkruajnë dhe emrin e tyre, s’po flas për fjalimet që ia bëjnë të tjerët, spo flas për njerëz që nuk kanë lexuar një libër, kanë probleme të mëdha kulturore.

 Albana: Po me thashetheme biseda të vogla merren?

Flutura Açka: Shumë, nëna e thashethemeve është Parlamenti. Me thashetheme. Por ka dhe njerëz të mrekullueshëm që jam e lumtur që kam takuar disa prej tyre.

@albanafromalbania INTERVISTEN E PLOTE E GJENI NE KANALIN ALBANA OSMANI NE YOUTUBE #albanaosmani #albanaosmaniyoutubeshow #fluturaacka ♬ original sound - ALBANA OSMANI

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese