Hapësire reklamuese

Aktualitet

Janë ajka e shoqërisë, në Shqipëri do qëndojnë përkohësisht; Ja në cilat QYTETE do vendosen AFGANËT; kostot do t’i mbulojë Amerika

Shkruar nga Newsbomb
Janë ajka e shoqërisë, në Shqipëri do

Rreth 350-400 afganë pritet të vijnë në Shqipëri gjatë ditëve të ardhshme, në kuadër të gatishmërisë që vendi ynë ka treguar për të pritur personat që po evakuuohen nga Afganistani, pas marrjes së pushtetit atje nga talebanët.

Deri tani nuk ka infomacion zyrtar për nisjen e operacioneve për pritjen e afganëve, por bëhet me dije se në vendin tonë ato po koordinohen nga Ministria e Jashtme dhe Ambasada Amerikane. Vetë ministrja Xhaçka deklaroi sot se Shqipëria është gati të presë qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta në vendin e tyre.

Nga raportime jozyrtare, mësohet se dy qytetet potenciale ku mund të strehohen përkohësisht intelektualët afganë, do të jenë Tirana dhe Durrësi. Këto dy qytete janë më optimalet pasi kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, për pritjen dhe më pas dërgimin drejt Amerikës të ajkës së shoqërisë afgane.

Tirana ka aeroportin, ndërsa Durrësi ka Portin.

Te gjithë personat që do të vijnë në Shqipëri dhe në vendet e tjera, janë inteklektualë që kanë ndihmuar gjatë 20 viteve të luftës trupat e NATO-s dhe aleatëve në Afganistan, dhe nëse qëndrojë në vendin e tyre u rrezikohet jeta nga talebanët.

Kostot e këtyre operacioneve të evakuuimit do të mbulohen të gjitha nga Qeveria Amerikane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu