Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Janë 19 dhe jo 56 kandidatë”, ISP: Jo më gara fiktive, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë të jenë shembull e produkt konkurrence

Shkruar nga Newsbomb

Instituti i Studimeve Politike vëren se për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, ka munguar konkurrenca, shqetësim që mund të prekë edhe procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.

ISP thotë se ndonëse zyrtarisht thuhet se janë 56 kandidatë për 7 vende vakante, apo 8 kandidatë për secilin vend, realisht janë vetëm 19 kandidatë, por që kanë zegjdhur të kandidojnë për më shumë se një post.

“Ne nuk e kemi më luksin të pranojmë gara të kushtëzuara si ajo e vitit 2019 në Gjykatën Kushtetuese 6 emra për 6 vende, apo gara fiktive si ajo më 2020, 1 emër për 1 vend. Ne duhet të kemi konkurrencë reale, verifikim real, vetting real dhe produkt real”, thuhet në raportin e ISP.

E plotë:

Në fjalorin e gjuhës shqipe “konkurroj”do të thotë “bëj konkurrencë; marr pjesë në një konkurs a në një garë” dhe në legjislacionin e reformës në drejtësi është përcaktuar procedura, sipas të cilës, për çdo vend vakant në Gjykatën Kushtetute, Gjykatën e Lartë e vende të tjera, duhet të ketë konkurrim dhe së paku 3 kandidatë të renditur. Në rrethana jo normale “pranuam” që për Gjykatën Kushtetuese nuk pati konkurrencë dhe Kuvendi e Presidenti emëruan nga një gjyqtar duke qenë i vetëm në renditje dhe në “garë”. Gjatë 2021 është radha e Gjykatës së Lartë. Shikoni statistikat: zyrtarisht janë 56 kandidatë për 7 vende, ose 8 kandidatë për secilin vend! Një raport i tillë do të ishte ideal, 8 mundësi zgjedhjeje për secilin vend vakant. Por nëse shihen me detaje emrat, rezulton se nuk janë 56 kandidatë, por vetëm 19 kandidatë për 7 vende, sepse në 37 raste janë të njëjtit emra që përsëriten dhe që konkurrojnë për të gjitha postet e lira apo për një pjesë të tyre. Pra, në total kemi 19 kandidatë për 7 vende. Edhe kjo duket e pranueshme por në fakt ka raste kur ka deri në 10 kandidatë për 1 vend ose në ndonjë rast vetëm 1 kandidat për 1 vend.

Reforma në drejtësi kërkon standarde të reja, cilësi përfaqësimi dhe profesionalizëm. Gjykata e Lartë nuk është poliklinikë ku kërkohen edhe mjekë të përgjithshëm, por është autoriteti më i lartë gjyqësor në vend, dhe duhet të reflektojë cilësitë më të larta profesionale. Ne nuk e kemi më luksin të pranojmë gara të kushtëzuara si ajo e vitit 2019 në Gjykatën Kushtetuese 6 emra për 6 vende, apo gara fiktive si ajo më 2020, 1 emër për 1 vend. Ne duhet të kemi konkurrencë reale, verifikim real, vetting real dhe produkt real. Gjykata e Lartë aktualisht ka 3 anëtarë, të vetmit në sistemin e drejtësisë që nuk kaluan vettingun (sepse “rastësisht” kështu ishte bërë ligji). GJK dhe GJL meritojnë të ketë përbërjen më profesionale në sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, të jenë shembull e produkt konkurrence e aftësie dhe të dëshmojnë transparencë e integritet për të rikthyer besimin tek drejtësia. Viti 2021 është një sprovë për vendimmarrjet e para në GJK, por edhe për procesin e zgjedhjeve të reja në Gjykatën e Lartë.

ISP eshte duke monitoruar procesin dhe do vijoje ta beje kete edhe ne te ardhmen me integritet, saktesi dhe paanesi.

fgdfherjh4rj.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll