Hapësire reklamuese

Aktualitet

Janë 16 vatra aktive zjarresh në të gjithë vendin

Shkruar nga Newsbomb
Janë 16 vatra aktive zjarresh në të gjithë vendin

16 vatra zjarresh janë aktive në të gjithë vendin, përfshi disa vatra në zonën e karaburunit, që prej disa ditësh tashmë ndodhet nën pushtetin e flakëve.

Situatë kritike ka qenë gjatë natës në Shkodër, aty ku dyshohet se për shkak të zjarrvënies së qëllimshme në fshatin Cukal, shpërtheu një vatër e madhe zjarri. Ministria e Brendshme thotë se në pjesën më të madhe zjarret janë shuar, ndërsa disa vatra të vogla po mbahen nën kontroll.

Në fshatin Lukan të Dibrës ka shpërthyer një vatër zjarri. Flakët vijojnë të jenë prezente edhe në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë në Gjirokastër.

Forcat e armatosura dhe zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e zjarreve edhe në dy fshatra të tjerë, në fshatin Gadurovë të Fierit dhe në Cerujë të Elbasanit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu