Pas arrestimit në aeroportin e Rinasit, Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë deklaruar dhe ripërsëritur se ishte ai, dhëndri i Berishës i pari që denoncioi aferën më të madhe në vend, atë të inceneratorëve.
Edhe sot, pas 15 urdhër-arresteve nga SPAK për të përfshirët në këtë aferë si dhe drejtorët e Erion Veliajt, Malltezi ka reaguar ku Inceneratorët i quan palacollëqe me rregji.
“Po vidhen 430 miljon euro për ca bileta avioni e hoteli? Ka përgjegjësi ligjore për sekretarin e përgjithshem Ëngjëll Agaçi dhe ish drejtorin juridik Artur Metani”
Postimi i plotë:
“Inceneratoret - palacollëqe me rregji.
Po vidhen 430 miljon euro për ca bileta avioni e hoteli? Ka përgjegjësi ligjore për sekretarin e përgjithshem Ëngjëll Agaçi dhe ish drejtorin juridik Artur Metani për:
Nëntë procedura kinse brenda ditës?
Shpërfilljen e shkresës së drejtorit të Agjensisë së prokurimeve publike që i tha se ajo procedurë ishte e jashtëligjshme?
Tetë pikë bonus kompanisë që nuk ekzistonte dhe për të cilën u njoftuan nga ish-ministrja Felaj?
Pikën e kontratës “pamundësia e ndërprerjes së kontratës?
Apo këto janë teknikalitete?’’