Hapësire reklamuese

Politikë

Jamarbër Malltezi për urdhër-arrestet e SPAK: Inceneratorët, palaçollëqe me regji

Shkruar nga Newsbomb
Jamarbër Malltezi për urdhër-arrestet e SPAK: Inceneratorët,

Pas arrestimit në aeroportin e Rinasit, Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë deklaruar dhe ripërsëritur se ishte ai, dhëndri i Berishës i pari që denoncioi aferën më të madhe në vend, atë të inceneratorëve.

Edhe sot, pas 15 urdhër-arresteve nga SPAK për të përfshirët në këtë aferë si dhe drejtorët e Erion Veliajt, Malltezi ka reaguar ku Inceneratorët i quan palacollëqe me rregji.

“Po vidhen 430 miljon euro për ca bileta avioni e hoteli? Ka përgjegjësi ligjore për sekretarin e përgjithshem Ëngjëll Agaçi dhe ish drejtorin juridik Artur Metani”

Postimi i plotë:

“Inceneratoret - palacollëqe me rregji.

Po vidhen 430 miljon euro për ca bileta avioni e hoteli? Ka përgjegjësi ligjore për sekretarin e përgjithshem Ëngjëll Agaçi dhe ish drejtorin juridik Artur Metani për:

Nëntë procedura kinse brenda ditës?

Shpërfilljen e shkresës së drejtorit të Agjensisë së prokurimeve publike që i tha se ajo procedurë ishte e jashtëligjshme?

Tetë pikë bonus kompanisë që nuk ekzistonte dhe për të cilën u njoftuan nga ish-ministrja Felaj?

Pikën e kontratës “pamundësia e ndërprerjes së kontratës?

Apo këto janë teknikalitete?’’

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese