Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jamarbër Malltezi i përgjigjet Ben Blushit për Kompleksin “Partizani”: Të kam hedhur në gjyq për shpifje, kemi marrë tokat që na takonin denbabaden

Shkruar nga Newsbomb
Jamarbër Malltezi i përgjigjet Ben Blushit për Kompleksin

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi i përgjigjet Ben Blushit për një emision investigativ për pronësinë e Kompleksit “Partizani”. Ai thotë se ato prona i takonin 5 familjeve themelues të Tiranës, një prej të cilave ka qenë dhe ai.

Në shënimin e tij, Malltezi konfirmon atë që deklaroi dje Sali Berisha në deklaratën për shpalljen “non grata” nga Amerika, se pronarët e kanë hedhur në gjyq median e drejtuar nga Ben Blushi, për shpifje në emisionin e realizuar prej tyre.

Shënimi i Jamarbër Malltezit:

Per ben malaviten: pronaret e 5 familjeve themeluese te Tiranes kane marre mbrapsht pronen e grabitur nga komunizmi njelloj si mijera Shqiptareve, me te njejten baze ligjore sic u kthyen pronat e grabitura nga shteti komunist edhe Ambasades Amerikane. Ne te gjjtha rastet kemi rikthim te tokes se grabitur nga komunistet per tek pronaret qe e kane pasur token para komunizmit.

Nje klub i vjedhur nga ish zyrtaret qe futen 43 familje informale brenda perkundjet rryshfeteve, por qe pronaret denbabaden siguruan strehim per te gjithe informalet ne nje standard te papare njerezor.

Dhjetera vendime institucionesh e gjykatash ne 15 vite per te kthyer pronen tek 5 fiset pronare qysh nga 1993, 1995, 1998, 2000, 2004, e deri 2007. Top inceneratori mashtroi permes TV ndaj ka 3 muaj qe e kam hedhur ne gjyq per shpifje. Eja provoji ne gjykate mos u fshih dhe shohim kush ka prova e kush llogje e sajesa.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.