Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë se po jep tokat turistike në Hamallaj me çmim 9 euro për metër katror. Ai thotë se ky është një pasurim i kundërligjshëm, pasi po vidhen tokat e qytetarëve në mënyrë kriminale.
Por menjëherë ka ardhur reagimi i ashpër nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se askush nuk do të gjejë një centimetër toke kudo të grabitur nga ai. Braçe i kujton Malltezit edhe çështjen e kompleksit “Partizani”, teksa thotë se nuk do e fali Malltezin dhe sojin e tij.
Postimi i Erion Braçes:
PERSE DO QE CDO LEK QE PO E FITON SIC TE GJITHE TA DINE E TA PERFLASIN, DENONCOJNE, KALLEZOJNE, HETOJNE,
TI LESH GJYQEVE?
Se me thene te drejten ty dhe sojin tend nuk do ju fal!
Une nuk jam ti!
As soji yt!
Nese klubi PARTIZANI po ju ha te gjitheve,
nje nga nje, kurre, po kurre nuk do e gjesh ti dhe soji yt, qofte edhe nje centimeter toke kudo, kudo te grabitur nga une!
Qendrimet e mia jane te qarta, me shkrim, ne cdo zyre shteti!
Kuptove?!