Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Jam vllau i Vuçiçit”, Rama: Pa BE-në dhe SHBA-në, Kosova nuk do të ekzistonte fare si shtet!

Shkruar nga Newsbomb
“Jam vllau i Vuçiçit”, Rama: Pa BE-në dhe

Kryeminstri Edi Rama deklaroi sot Serbia është shteti që ka humbur luftën me Kosovën.

Për këtë të fundit kreu i qeverisë u shpreh se pa Bashkimin Europian Kosova nuk do të ekzitonte fare si shtet, ndërsa shtoi se sot ka mundësinë  për të marrë atë që kakërkuuar ndër vite, njohjen si shttet i pavaruar në arenën ndërkombëtare.

“Asnjëherë BE nuk i ka trajtuar njësoj viktimën dhe agresorin. Për ju  Serbia është  agresori që është në agresion të vazhdueshëm.  Për mua është shteti që ka humbur luftën me Kosovën. E kuptoni sa larg jemi. Disa për biznes mediatik këtu nuk duan t’ia dinë fare për Kosovën.

Kosova është vendi që sot ka shansin për të marrë atë që ka kërkuar me vite. Këtë që ndodhi e kam paralajmëruar me kohë këtë që ndodhi. Pa BE dhe SHBA Kosova nuk do të ekzistonte fare si shtet.Kush e bëri Kosovën, kush e bëri, kush e njohu Kosovën, planin franko-gjerman etj?”- u shpreh kryeministri.

Teksa u pyet nëse mund të bëjë ndërmjetësuesin për bisedim Kosovë-Serbi, Rama mohoi një gjë të tiillë, duke thënë se është në konflikt të hapur interesi dhe këtë sipas tij këtë e di dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Jo asnjëherë.Nuk mund të bëj ndërmjetësime se unë jam në konflikt të hapur interesi dhe presidenti Vuçiç e di këtë, pavarësisht se për disa jam vllau i Vuçiçit.”-u përgjigj Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese