Hapësire reklamuese

Politikë

‘Jam rritur me dashurinë e Policisë së Shtetit’, Balliu: Jua tregoj krahun e dhunuar kur të doni

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘ Të paekspozuarit’ ka treguar të gjithë ngjarjen që i ka ndodhur me banorët e Unazës së Re.

Ai mohoi akuzat të ketë ushtruar dhunë ndaj policëve, duke u shprehur se vetëm i ndihmoi.

Balliu shtoi se është rritur me dashurinë e Policisë së Shtetit dhe nuk ka se si të bëjë një veprim të tillë.

‘Unë jam rritur me dashurinë e Policisë së Shtetit. Unë jam rritur në rezidencat shtetërore dhe nuk dhunoj policinë, ju e dini shumë mirë këtë. Unë nuk kam si të sulmojë policët. Jua tregoj krahun kur të doni. Unë inatin e kam me Edi Ramën dhë Sandër Lleshaj’, tha Balliu.

Kujtojmë që Balliu nga 'arrest me burg' është lënë në ‘detyrim paraqitje, bashkë me tre protestuesit e tjerë Elton Skënderasi, Seit Hajdarasi dhe Lulzim Marqinaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll