Hapësire reklamuese

Politikë

“Jam profesionist, më kanë dalë të gjitha”, Ngjela: Berisha gaboi sepse hodhi në gjyq politikën amerikane! Blinken nuk flet me mendimet e gruas...

Shkruar nga Newsbomb
“Jam profesionist, më kanë dalë të gjitha”,

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar sot lëvizjen e ish-kryeministrit Berisha, i cili vendosi që të hedhë në gjyq për shpifje, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli “non-grata” në SHBA.

Ngjela tha se Berisha ka gabuar dhe është nxituar, pasi në këtë mënyrë ka përshpejtuar procesin gjyqësor ndaj tij.

Ai deklaroi në "Open" se ish-kreu i PD nuk ka hedhur në gjyq një qytetar të thjeshtë, por vetë politikën amerikane.

Spartak Ngjela: Berisha nuk ka hedhur qytetarin amerikan në gjyq, ka hedhur Sekretarin e Shtetit. Ju mendoni se ai flet me mendimet e gruas së tij? Jeni në metro ju? Ai flet me mendimet e politikës amerikane. Ai është ministri i Jashtëm, Saliu ka hedhur në gjyq politikën amerikane. Dëgjova ambasadoren sot me sarkazëm, dhe prokurori i përgjithshëm tha u dënua. Nuk e di se çfarë ka ndërmend ai, duke e çuar në Francë çështjen. Nuk e kuptuam nëse është padi penale apo civile. Edhe sikur Blinken të ishte qytetar i thjeshtë, nuk është qytetar francez.

Gjekmarkaj: Ai foli për gjykatë ndërkombëtare në Paris.

Ngjela: Ç’punë ka gjykata ndërkombëtare në Paris. Nuk morëm vesh çfarë padie është.

Vasili: Si e shihni si lëvizje poliitke?

Ngjela: I trembur. Ndoshta s’është faji i tij. Ai bëri gabim sepse ka përshpejtuar çështjen gjyqësore ngaj tij. Jam profesionist, më kanë dalë të gjitha. Rrini serioz se nuk na intereson ne si shqiptar të kemi procese të tilla. Nuk e di çfarë do bëjë Berisha është puna e tij. Por në këtë rast ka gabuar. Ka dhe një ligj për ekstradimin tani. Ju s’keni lexuar ligjin. Nuk ka Shqipëria këllqe sociale që të durojë situata të tilla. Saliu është nën akuzë. Po për ushtarët e NATO-s që kanë ardhur këtu? Për çfarë kanë ardhur ata? Që të vjelin rrushtë e fshatarëve shqiptarë.  

Lexo edhe: Spartak Ngjela i BINDUR: Provat për Berishën do të dalin sepse i kërkoi vetë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll