Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Jam prapë kampion', Saimir Tahiri i bindur: Nuk kam bërë asnjë faj, është jeta ime në këtë proces

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_342657" align="alignnone" width=""]Saimir Tahiri[/caption]

Ish-ministri Saimir Tahiri pasi ka mësuar se do të rikthehet sërish në pikën 0 çështja e tij, është shfaqur i zhgënjyer, por i bindur se nuk ka bërë asnjë faj.

Ai shprehet se ky proces nuk është thjesht një rend dite, por gjithë keta e tij, duke thënë se do të gjejë mënyrën që ta përballojë siç duhet.

I pyetur se çfarë kishte bërë në 4 vite si ministër, duke u cilësuar si ministri kampion, ai është përgjigjur shkurt dhe prerë: "Jam prapë kampion".

"I jap të drejtë të gjithë atyre që më paragjykojnë, duke thënë se po rri i lirë. Ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj. Meqë Prokuroria më akuzoi, e kam ndjekur procesin me korrektesën maksimale, duke ikur edhe nga deputetllëku. Ia ka vlejtur të përalle si qytetar, jo si ata që janë përballur si shtetarë. Po e pashë të arsyeshme as më shkon mendja që t'i shkoj me gjykim të shkurtuar më kësaj çështje.

Është jeta ime. Nuk është një ditë pune si gjithë të tjerat. Do gjej një mënyrë që ta përball siç duhet. Unë kam luftuar më shumë se të gjithë të tjerët të marrë bashkë. Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën publikut dhe njerëzve", tha Tahiri.

LEXO EDHE: Tahiri i përlotur, i lodhur dhe i zhgënjyer nga zvarritja nëpër gjyqe: Më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur
LEXO EDHE: 3 vite dyerve të Gjykatave/ SAIMIR TAHIRI nis betejën nga fillimi, Apeli jep VENDIMIN për ish-ministrin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese