Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Jam për masa më shumë shtrënguese’, mjeku Halim Kosova: Më vjen ta marr Ramën në telefon t’i them që...

Shkruar nga Newsbomb
Halim Kosova

Doktori i njohur gjinekolog ka thënë se shpeshherë kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë, dëshiron që të marrë Ramën në telefon dhe t’i kërkojë që ai t’i besojë shëndetësinë, pasi për dy javë do i japi zgjidhje.

Kosova tha sonte në “open” se ai është për masa më shumë shtrënguese dhe jo për hapje dhe mbyllje 2 orëshe, pasi këto taktika nuk e përmirësojnë fare situatën.

Sipas tij, në sistemin shëndetësor duhen profesionistë dhe njerëz që punojnë me dashuri dhe pasion për pacientin.

Kosova: Më vjen ndonjëherë ta marr Ramën në telefon dhe ti them; ore ma lë mua këtë punë në dorë dhe ta zgjidh për 2 javë. Mënyrat organizative janë të një impakti të rëndësishëm në shendetin publik.

Vasili: Nëse Rama e ka dëgjuar tani këtë dhe ju merr në telefon do jeni i gatshëm?

Kosova: Ja ta them në fund se çfarë mendoj unë.

Vasili: Si do e zgjidhni ju këtë situatë?

Kosova: Duhet një informacion i madh. Janë shumë kapacitete që nuk janë përdorur. Nuk ka njerëz pasionantë, nuk ka njerëz profesionistë. Ti nuk bëhesh profesionist se të emëron dikush në atë karrige. Unë jam rritur me pacientin, se ia di hallet dhe përpiqesh me gjithë shpirt ta ndihmosh atë.

Vasili: Do ishit për masa më shumë shtrënguese ju?

Kosova: Jam i prerë për masa shumë shtrënguese, por unë mendoj se jo se s’i mendon qeveria, por duke qenë se ka zgjedhje përpara, dhe po u mbyllëm do e rrënojmë më shumë ekonominë se nuk mund të mbyllemi dhe të mos paguhemi. Unë kam mendimin tim të konsoliduar, që sa më shumë do rrokulliset kjo situatë, hape në 6 mbylle në 5 etj, pa masa drastike, aq më e gjatë do jetë kjo, pasojat e pandemisë. Masat e prera 2 ose më shumë javë do sillnin një reduktim të madh të kovidit. Ne jemi një popullatë që kemi një edukatë shëndetësore të ulët, që merret që në fëmijëri nuk merret tani në pandemi.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu