Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

“Jam paragjykuar se jam nga Tropoja, më thonin maloke”, Soni Malaj rrëfen vështirësitë gjatë karrierës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Soni Malaj është një ndër artistet e preferuara për publikun. Prej vitesh këngëtarja është aktive në tregun muzikor shqiptar dhe ka ditur mjaft mirë si ti rezisojë viteve dhe prurjeve të reja.

 E njohur për natyrën e saj të rezervuar, Soni rrallë herë flet për jetën e saj private. Së fundmi, ajo ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është ndeshur gjatë karrierës së saj, duke treguar se është ndeshur me paragjykime në lidhje me origjinën e saj, Tropojën.

“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, ka thënë ajo për emisionin “Abc-ja e Mëngjesit”.

Gjithashtu, gjatë intervistës Soni nuk la pa përmendur edhe një pjesë tepër të rëndësishem të jetës së saj, mësimet që ajo ka marrë nga babai i saj i ndjerë.

“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img