Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Jam optimist për negociatat”, ambasadori gjerman pyetet për Berishën “non-grata”: S’kam asnjë koment

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf ka inspektuar sot punimet e financuara nga Bashkimi Europian në Maliq të Korçës.

Zingraf nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve për çështjen më të bujshme të ditëve të fundit, shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha të padëshiruar në SHBA.

Megjithatë ambasadori gjerman ka thënë se s’ka asnjë koment për vendimin e DASH.

“Nuk kam komente, jam këtu për të vizituar këtë rajon”, u shpreh ai.

Zingraf tha se është optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe sipas qeverisë gjermane vendi ynë i ka përmbushur kushtet.

“Në emër të qeverisë federale, ka thënë në mënyrë të përsëritur që kushtet për nisjen e negociatave janë plotësuar tanimë, unë jam optimist, por duhet kuptuar që ky proces kërkon dakortësinë e të gjitha vendeve, por unë jam optimist që negociatat do të nisin”, tha Zingraf.

Më shumë

spot_img
spot_img