Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

“Jam në merak për çunin e Saliut”, juristi i njohur: Të hetohen lidhjet e familjes Berisha me klanin mafioz të Osmanëve të Hamburgut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej ditësh në media po qarkullojnë disa foto të Shkëlzen Berishës, djalit t ëish-kryeministrit Sali Berisha me anëtarët e klanit “Osmani”, disa prej të cilëve u arrestuan disa ditë më parë në një aksion ndërkombëtar, pasi akuzohen se janë një nga rrjetet më aktive të shpërndarjes së kokainës në Europë.

Juristi i njohur Romeo Kara, u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë lidhjet e përfolura të familjes Berisha me klanin mafioz të Osmanëve, ndërsa në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, ai thotë se duhet t’i rishqyrtohet mandate i deputetit Sali Berishës.

“Thirrje publike institucioneve ligjzbatuese:

Te hetojne lidhjet e perfolura te Familjes Berisha dhe sidomos Shkelzen Berishes, me klanin mafioz te Osmaneve te Hamburgut.  Ne kuader te ligjit per dekriminalizimin, te rishqyrtohet mandati i deputetit te Sali Berishes”, shkruan juristi.

Në një postim tjetër, ai thotë se është në merak për Shkëlzen Berishën, pasi ai nuk po reagon për këto foto të publikuara.

“Jam shume ne merak per çunin e Saliut”.

Ka tre dite qe e nxjerr media qafë më qafë me mafiozet me te medhej te Europes, ushtruesit e trafikut te narkotikeve, prostitucionit dhe kumarit, por, ai nuk po reagon, ashtu siç i ishte bere ves, me padite per shpifje.

Dhe vjen nje dite, kur te shteron zelli i aktrimit dhe e kupton edhe vete se, nuk ia vlen më te hiqesh ai qe nuk je.

Maskat tashme ranë perfundimisht”, shkruan ai.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img