Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Jam në kontakt me Bardhin dhe Gjekmarkajn”, Noka: Asgjë nuk e ndal bashkimin e PD

Shkruar nga Newsbomb
“Jam në kontakt me Bardhin dhe Gjekmarkajn”, Noka: Asgjë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ditë e sotme ka zhvilluar një konferencë për media, ku edhe një herë ka folur për bashkimin e Partisë Demokratike.

Ai është shprehur se është në komunikim të vazhdueshëm me Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, teksa tha se nuk ka asgjë që e ndalon bashkimin e PD.

Noka ndër të tjera është shprehur se pret që kreu i grupit Parlemantar të PD, Gazment Bardhi të kthehet nga SHBA dhe më pas të konkretizojë hapat për bashkimin e demokratëve.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar dhe ky bashkim është që në shtator. Grupi parlamentar i PD është i gjithë në aksion dhe ky aksion as është ndaluar dhe as do ndalet. Ka vetëm një moment që ne jemi duke e konkluduar dhe ky moment është bashkimi tërësor në struktura dhe në ekipin e PD. Pra ajo që kemi thënë vazhdimisht, fuzioni total në parti.

Nuk ka asnjë pengesë, nuk ka asgjë që mund të ndalë këtë bashkim tërësor.Ka vetëm një panik nga Edi Rama dhe regjimi i tij për këtë bashkim.

Dhe sigurisht në këtë panik, Edi Rama mundohet të fusë pirueta duke keqinterpretuar apo duke tentuar të keqinterpretojë deklaratat e kolegëve. Pra, zoti Gjekmarkaj nuk ka thënë për asnjë moment që bashkimi nuk do ndodhë, bashkimi do ndodhë.

Unë jam në kontakt të përditshëm me kryetarin e grupit, zotin Bardhi, me zotin Gjekmarkaj, të cilin e kam edhe mik. Nuk ekziston askund as edhe një hije e vogël për bashkimin. ...Është e vërtetë që ne e kemi thënë se muaji janar do jetë muaji i bashkimit dhe ne jemi thuajse në përfundim të këtij procesi.

Presim që kryetari i grupit parlamentar dhe disa të tjerë të kthehen nga një vizitë në SHBA dhe do konkretizojmë gjithçka”, tha Noka ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese