Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

“Jam mes kryeministrave më të gjatë”, Rama nga Abu Dhabi: Shqipëria është mes vendeve më të vogla, por bashkëpunimi përtej kufijve po rritet

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës “World Policy Conference” që po mbahet në Abu Dhabi, tha se bashkëpunimi përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve.

Duke folur për disa prej probleme me të cilat përballemi sot, Rama nënzivoi se ato janë të ndërlidhura me njëra tjetrën dhe për t’i kaluar duhet bashkëpunim. Në fjalën e tij ai nuk i kuseu batutat, duke thënë se është mes kryeministrave më të gjatë.

“Siç mund ta përfytyroni jam mes kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh. Por vendi im është mes vendeve më të vogla në botë. Nevoja ndaj është shumë e madhe. Do të përpiqem që t’i rezistojë tundimit dhe të përmbush këtë nevojë pa qenë i mërzitshëm, dhe shpresojë që mos të mërziteni. Mendoj se globalizmi është këtu, për aq kohë sa ngrohemi nga i njëjti diell.

Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh, pavarësisht hezitimeve dhe refuzimeve. Aksioni shumëpalësh duhet të ngelet për bashkëpunim. Të gjithë e dimë se ngrohja globale nuk është thjesht çështje e klimës, por dhe e zhvillimit. Për forcimin dhe paqen. Sa më efektivisht do të mëremi me të, aq më mirë do të parandalojmë përmbytjet, katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID-19, një çështje globale ka marrë kaq shumë jetë, krahasuar me luftërat botërore. A jemi në gjendje të mëremi të vetëm me këtë lyuftë?1 Jo!”,  u shpreh Rama.

Më shumë