Hapësire reklamuese

Bota

‘Jam krenar që jam homoseksual, bir i zotit...’ fjalimi i 24-vjeçarit i habit të gjithë në ceremoninë e diplomimit

Shkruar nga Newsbomb

Në fjalimet e fundit të diplomimit ka shumë emocione të forta nga prindërit dhe studentët por kjo që ndodhi në universitetin e Brigham në Amerikë, nuk ka ndodhur herë tjetër.

Në ceremoninë e mbajtur ditën e premte në një universitet të Brigham, i cili është në pronesi të kishës të ‘Jesuz Christit’ (një grup të krishterësh) djaloshi 24-vjeçar Matthew Easton i la të gjithë me gojëhapur.

Djaloshi 24-vjeçar që është një nga studentët me nota me të larta në universitet mori mikrofonin dhe tha: ‘Unë jam sot përpara familjes, shokëve dhe të gjithë klasës që të them se jam krenar që jam një homoseksual, bir i zotit’ . Kjo deklaratë e tij i la të gjithë pa fjalë pasi për kishën e ‘Jesus Christ’ homoseksualiteti konsiderohet si një nga mëkatet më të medhaja.

Lajmi i 24-vjeçarit është publikuar në të gjithë mediat amerikane dhe komentuesit e kanë përgëzuar djalin e ri për guximin e tij.

Djaloshi 24-vjeçar u largua nga ceremonia pa asnjë ndjesi për të kërkuar të falur dhe me kokën lart...

 

58462494_296600367935058_7067872571131166720_n.png

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll