Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Jam i shqetësuar nga delegimi që i bëri Rama’, Mustafaj: Cakaj është i paaftë dhe i papërgjegjshëm

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve të News 24 për delegimin e kompetencave të ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama drejt Gent Cakajt.

Mustafaj e cilësoi Cakajn të papërgjegjshëm dhe të paaftë për të qenë në krye të ministrisë së Jashtme, ndërkohë që tha se është i shqetësuar që Rama i delegoi kompetencat.

'Unë e shikoj si të paaftë për ta bërë detyrën e ministrit. Fjalimi i djeshëm ishte konfirmimi i dyshimeve që unë dhe të tjerë kishim për aftësitë e tij. Ai ja shtoi namin e keq vetes. Tregoi se ishte i papërgjegjshëm, nuk ishte përgatitur. Në prisnim që ky ministër në fjalim të përmendte disa nga sfidat që ka Shqipëria gjatë këtij viti. Fjalimi i prezantimit është i rëndësishëm kudo në botë, edhe presidenti i SHBA punon disa javë për fjalimin e prezantimit. Unë prisja të thoshte cilat janë sfidat kryesore, ne do marrim drejtimin e OSBE, hera e parë që Shqipëria ka një peshë të tillë. Shqipëria ka dhe një votim në OKB për Këshillin e Sigurisë, ka dhe negociata. Ai nuk foli fare për këto. Ai foli për Integrimin Rajonal. Unë nuk e di ç’është ky integrim rajonal që normal ka rëndësi për të rregulluar marrëdhëniet me fqinjët, por ne prisnim tjetër gjë. Pra ai tregoi se ishte i paaftë dhe i papërgjegjshëm prandaj jam i shqetësuar nga delegimi që i bëri Rama’, Mustafaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu