Deputeti demokrat Dashnor Sula deklaroi se do të marrë pjesë në protestën kombëtarë të 7 korrikut, e cila do të mbahet në Tiranë.
Ai u shpreh në një intervistë në “ABC Neës” se nuk ka rëndësi kush është organizatori, por nëse bëhet fjalë për të mbrojtur qytetarët do të jetë përballë kryeministrisë.
Sula: Sigurisht nga 2005 dhe më vonë kam dalë në çdo protestë, përveç 2 protestave të fundit sepse nuk kisha mundësi fizike të shkoja. Në të gjitha protesta që ka thirrur Shoqëria civile kam qenë. Unë e kam të shenjtë protestën.
Deputeti i PD tha se nuk paragjykon asnjë lloj organizatori të protestave dhe premtoi se do të jetë para kryeministrisë në 7 korrik.
Sula: Do të organizoj njerëzit dhe mbështetësit e mi. Nuk janë demokratët aty, janë qytetarët tanë. Nëse në protestat e tjera kam pasur një angazhim minimal, në datën 7 korrik do të kem një angazhim maksimal. Për të qenë i sinqertë nuk është gjë e keqe, është vlerësim që është futur edhe emri im në grupet e punës. Nëse Berisha do ketë këtë qasje do të ishte një gjë e mirë, një hap që do ta shikoj si një kthesë dhe fije shprese për të pasur një bashkim të demokratëve.