Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

“Jam i apasionuar pas thikave”, flet gazetari që rrahën poshtë shtëpisë: Kur thua të vërteta, s’u pëlqen disave

spot_img

Lajme të ngjashëm

6514ae163f01aa419ca99b57f67bf2ff

Gazetari Visar Duriqi ka treguar për ngjarjen ku ai u dhunua pranë shtëpisë së tij, teksa zbriste nga automjeti i tij. Ai tha se tashmë është në gjendje të mirë, por ka probleme në të folur për shkak të dëmtimit të dhëmbëve.

“Kanë qenë njerëz që e kanë mësuar terrenin ku unë jetoj. Besoj se ka qenë për shkak të emisionit që bëj, pasi flasim për njerëz të botës së mafies, njerëz të drejtësisë të korruptuar, politikanë të korruptuar. Gama e atyre që mund t’i konsiderojmë armiq për shkak të punës sonë janë shumë. Ata persona nga kamerat e sigurisë, shihet që kanë qenë më herët këtu. E kanë vëzhguar terrenin një ditë më parë apo edhe më herët”, tha Duriqi.

Gazetari u shpreh se personat që e kanë dhunuar, kanë gjetur një vend ku nuk kapnin kamerat përreth.

“Kanë qenë 3 persona të maskuar. Nuk kanë patur maska Covid, por maska që mbulojnë deri të sytë si dhe kapele. Kanë patur veshje të zeza dhe kanë qenë të gjatë. Nuk më kanë thënë asgjë. Kur pashë personin e parë që më sulmoi i thashë “çfarë do nga unë”, por nuk më ktheu përgjigje”, u shpreh gazetari për “Shqipëria live”.

Më tej, Duriqi tregoi se me vete ka patur një thikë, të cilën e ka përdorur që të mbronte veten nga tre personat që po e sulmonin.

“Unë kam përdorur një thikë, me të kam goditur të parin. Kam patur një përleshje fizike me ata, ata më grushte dhe unë me thikë, për gati një minutë. Në spital nuk janë paraqitur, se të parin e kam goditur mirë me thikë. Besoj se po marrin trajtim në shtëpi. Ata më kanë sulmuar, unë i sulmova. Nuk u frikësova, kur u bënë 3 persona nuk e bëja dot betejën me to”, tregoi gazetari investigativ.

Teksa është pyetur se pse e mbante thikën me vete, ai tha: Zakonisht jam pasionat i thikave dhe i mbaj me vete, por kërcënime përmes rrjeteve sociale kam marrë shumë. Kur thua disa të vërteta, disave nuk u pëlqen.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img