Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

“Jam gati të dëshmoj”, gazetari Sokol Balla thirrje të fortë kryeprokurorit Çela: Hape hetimin për 21 Janarin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

028e9ce375f2038a74d5b63340f74ecf

Gazetari Sokol Balla thotë se, ai por edhe disa kolegë të tjerë, është i gatshëm të japë dëshminë nëse rihapen hetimet për “21 Janarin”.

Balla, i cili ka publikuar së fundmi një libër për protestën dhe atë që ndodhi në 21 janar të 2012, e quajti “teatrale” kërkesën e policisë për hapjen e hetimeve, por tha se megjithatë, kryeporkurori Olsian Çela duhet t’i hapë vërtet hetimet.

Atë ditë, Balla së bashku me disa kolegë gazetarë qëndronin në një restorant pranë Kryeministrisë ku u mbajt protesta. Ata u akuzuan nga ish-kryeministri Sali Berisha se ishin pjesë e një grushti shteti.

Pjesë nga deklarata e Ballës në “News24”:

Ne jemi këtu, ne jemi gati të japim dëshmitë tona. Unë, Mero Baze, Andi Bushati besoj…

Ne jemi të parët që jo vetëm ofrohemi, por edhe i bëjmë thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë. Zoti Çela t’i përgjigjet pozitivisht kësaj thirrje teatrale të policisë, për t’i hapur vërtetë hetimet. Ka pasur katër të vrarë, dhe ka pasur një akuzë për puç shteti. Hetimet duhet të bëhen dhe o dalim ne fajtorë, o të dënohen ata që sajuan akuzat për puç shteti.

Për aq sa më takon mua, si gazetar, si dëshmitar i ngjarjes pa dashje, unë e kam dhënë kontributin tim. 21 Janari u përdor politikisht nga të gjitha palët. Paradoksalisht, hetimi i 21 Janarit që u angazhua edhe FBI, u përdor si komerdare që palët të dilnin nga gropa e rëndë ku kishin rënë në 21 Janar.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img