Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Jam e zonja e vetes’, Republikanja merr vendimin e çuditshëm: Do shkoj me armë zjarri në mbledhjet e Kongresit (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2bcbccc98ef3c2a20f93f15ea1c437e0

Një nga anëtarët e  Kongresit, Republikanja Lauren Boebert ka premtuar se gjatë mandatit të saj do të jetë e pajisur me një armë zjarri.  

Përmes një video të shpërndarë dhe të bërë virale më pas në rrjetet sociale, ajo shihet teksa mbush një pistoletë dhe pasi e fut në brez del për të shëtitur rrugëve të kryeqytetit, Uashington.

Ky vendim merret menjëherë pasi disa demokratë ndaluan anëtarët e Kongresit që të mbanin armë në territorin e Kapitolit.

“Edhe pse tani punoj në një nga qytetet më liberale në Amerikë, unë refuzova të heq dorë nga të drejtat e mia, veçanërisht nga të drejtat e amendamentit të dytë. Unë do ta mbaj armën time në Uashington dhe në Kongres. Unë zgjedh të mbroj veten ligjërisht, sepse unë jam siguria ime më e mirë. Nuk do kem nevojë për një truprojë,” tha Boebert, pronare e një dyqani armësh.

Kushtetuta amerikane parashikon që anëtarët e Kongresit të lejohen të mbajnë armë zjarri në zyrat e tyre, për sa kohë që ato nuk janë të mbushura, por duhet të jenë të regjistruara.  

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img