Ndonëse vlera monetare që marrin nga koncertet është e madhe, këngëtarët shqiptarë kanë filluar të “ankohen”.
Së fundmi ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj momentale. Ajo ka treguar se gjatë dy ditëve të fundit ka bërë vetëm dy orë gjumë. Kjo për shkak të xhirimeve të klipit të ri dhe koncerteve të shumta që Dafi po mban.
“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si sytë e mi janë akoma të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina krahas një videoje.