Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Jam e lumtur që vrava tim atë”, dëshmia e 19-vjeçares: I ka nxirë jetën nënës sime

Shkruar nga Newsbomb

Hygerta Meta 19-vjeçarja që  akuzohet se vrau babanë e saj në Shënavlash të Durrësit thotë se nuk është penduar aspak për krimin e rëndë që kreu.

Në dëshminë e saj, e reja është shprehur e lumtur për krimin që bëri, pasi sipas saj i ati e ka torturuar atë dhe nënën e saj. Ajo tha se për gjithçka në familjen Meta vendoste babai i saj.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai", ka thënë Hygerta.

Lexo edhe: Duke e mbajtur për krahu, policia çon 19-vjeçaren në vendin ku groposi babain

Hygerta tha se mori vendimin për ta vrarë babanë, kur ai vendosi që ta martonte atë me një djalë që ajo nuk donte.  Më tej ajo është shprehur se e kreu krimin me gjakftohtësi, ndërsa përshkroi me detaje mënyrën se si vrau babanë. Ajo tha se armën e krimit e hodhi në det.

“Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, ka thënë Hygerta sipas dëshmisëe së zbardhur nga gazetarja Doriana Bezat.

Pëllumb Meta, u vra në mënyrë monstruoze nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta. Ngjarja ndodhi ditë më parë në fshatin Shënavlash të Durrësit, ndërkohë u zbardh së fundmi nga Policia e qytetit bregdetar.

Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta Larjmeri i vdekjes se 49-vjeçarit/ Ne foto Pellumb Meta

Ka qenë një nga djemtë e Pëllumb Metës që u paraqit pranë Komisariatit të Durrësit më 13 shkurt duke denoncuar zhdukjen e së atit. Që prej atij momenti blutë e qytetit bregdetar filluan kontrollet dhe fillimisht gjetën makinën e të ndjerit, të parkuar në aksin Shënavlash-Parku Rinia që ishte shumë larg nga banesa e tij.

Policia kishte dyshime se kishte të bënte me një ngjarje kriminale dhe nisi marrjen në pyetje të gjithë anëtarëve të familjes.  Ka qenë vetë e reja e cila ka rrëfyer krimin e rëndë, pas insistimit dhe marrjes në pyetje disa herë nga efektivët.

Ajo tregoi se ka vrarë babanë e saj pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë me një emigrant. Vajza, 19 vjeç ishte studente në viti e parë të Ekonomikut dhe nuk ishte aspak dakord që te fejohej pasi donte të vazhdonte shkollën. Sipas dëshmisë, Hygerta Meta, ka deklaruar se 49-vjeçarin e vrau pranë banesës në një kasolle, me një pistoletë, të cilën thotë se e ka pasur i ati pasi punonte si roje nate.

Ndërkaq grupi hetimor ka dyshime se 19-vjeçarja nuk ka vepruar e vetme në krim.  Viktima 49 vjeç peshonte rreth 90 kg dhe transporti i një trupi të vdekur me këtë peshë nga vajza duket disi i pamundur. Burri është gjetur i zhveshur, ishte mbështjellë me plastmas dhe ishte varrosur 1,5 m thellë,  çka përsëri është e dyshimtë ta ketë bërë vajza e vetme.

Lexo edhe: Horror në Durrës, donte ta fejonte me zor, vajza vret dhe varros në oborr babain

LEXO EDHE: Krimi monstruoz në Durrës, vajza e vrau, e lidhi dhe e paketoi me qese të atin

Lexo edhe: Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese