Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Jam e lumtur që do takoj nënën dhe gjyshin”, lexohet në protestë ditari i të voglës që vdiq në aksident: Dua që babi të më blejë tablet për mësimet

Shkruar nga Newsbomb
“Jam e lumtur që do takoj nënën dhe gjyshin”, lexohet

Ngjarja e para pak ditëve, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 4 pjesëtarët e një familje, është një tragjedi e madhe jo vetëm për të afërmit, por për të gjithë komunitetin.

Sot në Fier është mbajtur një protestë përkujtimore, për familjen Gushi e cila u shua në aksidentin e së premtes në aksin Fier-Vlorë. Qytetarët dhe të afërmit dolën në rrugë me pankarta në duar, ku kërkuan drejtësi për 4 anëtarët e familjes fatkeqe: Eduart Gushin, 44 vjeç, gruan e tij, Silvana Gushin, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, 12 dhe 9 vjeçe.

Gjatë protestës është lexuar edhe një pjesë nga ditari i vajzës së vogël Anastasia. Ky është një prej kujtimeve më të forta që tashmë gjyshërit dhe familjarët e tjerë do të kenë prej saj. Ka qenë kushërira e vogëlushes që ka lexuar sot pjesë nga ditari i Anastasias, e cila vetëm pak ditë para se të vinte në Shqipëri kishte hedhur mendimet dhe emocionet e saj në letër, në ditarin që e quante “Junakuk”.

“Sapo filloi behari do të shkojmë në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do të takoj nënën, gjyshin, tezen. Dua kur të vete në Shqipëri, të dalë dhe të blej shumë gjera. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blejë shumë gjëra. Po nuk vajtën se di. Babi do na blejë shumë gjëra, një tabletë të dyjave. Bëj shaka. Dua të vetë, por dua dhe të marr tabletin se dua të bëj mësimet. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm. U kënaqëm. Por jam e mërzitur dhe nuk e di pse. Babi do iki në punë", thuhet në një pjesë të rrëfimit në ditarin e Anastasias.

“Junakuk, kanë mbetur edhe 15 ditë për të vajtur në Shqipëri, jam shumë e lumtur të vemi në Shqipëri. Atje do kënaqemi. Do jem e lumtur. Jam e lumtur. Ti ke thënë që të jem e lumtur. ‘Junakuk’ dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë. Të jap llafin….”, thuhet në një pjesë të rrëfimit.

Ditari i vogëlushes u gjet në makinën e familjes, bashkë me sende të tjera të tyre, që tashmë do të jenë një kujtim i fortë për familjet e viktimave.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.