Hapësire reklamuese

Politikë

‘Jam ai i asaj zyrës luksoze te TVSH’, Rama injoron qytetarin: Jepja mikrofonin dikujt tjetër

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Rama pasditen e sotme ndodhet në ambjentet e Amfiteatrit të Liqenit Artificial për përurimin e këtij të fundit, ndërkohë që mikrofonin ua ka kaluar qytetarëve për pyetje.

Njëri nga qytetarët ashtu i skuqur dhe me sytë përdhe nga turpi, i cili i është drejtuar kryeministrit me shprehjen: ‘Jam ai i zyrës luksoze të RTSH’, nuk ka zgjedhur ta pyesë Ramën për ndonjë pakënaqësi, por e ka falenderuar atë për mbështetjen, ndërsa i ka kërkuar edhe një takim ballë-përballë vetëm dy minuta.

"Kryeministër jam ai i zyrës luksoze te RTSH, nëse më mban mend... Nga trashëgimia ime, e familjes time të jam mirënjohës për të gjithë mbështjetjen e asaj kohe.

Në rast të dytë desha të të falenderoj nga ana e familjes time, dhe të këkoj vetëm dy minuta kohë që flasim përballë jo publike", ka thënë ai.

Kjo kërkesë e qytetarit është injoruar plotësisht nga Rama, i cili ka thënë vetëm: “Kaloja mikrofonin dikujt tjetër”.

Sakaq të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu