Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

 “Jam 100% me Kosovën”, Rama: Duhet të pranojnë ftesën për Ballkanin e Hapur, ka një rrugë që bombat e Donbas mos të përfundojnë në…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i pyetur edhe nga gazetarët ka folur edhe një herë për situatën në Kosovë.

Ai është shprehur se mbështet 100% Kosovën pasi ajo ka të drejtën që të zbatojë marrëveshjn e reciproritetit.

Kreu i qeverisë tha se Kosova duhet të punojë për paqen, teksa tha se duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur për të punuar për paqen dhe për t’ua lënë atë më pas brezave të ardhshme duke larguar kështu konfliktin.

“Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë mardhënie, sic e thashë, ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin në shtetin e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel nuk është një e drejtë vetëm por detyrë e Kosovës. Unë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet

Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, këto nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë është e gabuar. Këto tregojnë se përse ne kemi nevojë për këto. Kjo tregon se përse Kosova duhet të vijë të ulet në Ballkanin e Hapur, kur puna vjen për thikë ka 2 rrugë, njëra është e luftës nga e cila nuk fiton më asgjë askush pasi Kosova është shtet i pavarur dhe tjetra është ndërtimi i paqes.

Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur, që ka kërkuar të implemenohet marrëveshja dhe që e ka shtyrë. Fqinjët nuk i zgjedhim, ne do të kishim dashur mbase të kishim të tjerë por këta kemi. Por duhet punuar për tu lënë brezave të ardhshëm paqe dhe jo luftë.ka një rrugë për fëmijët e tanë që vombat e Dombas mos përfundojnë në Ballkan” tha Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img