Hapësire reklamuese

Aktualitet

Jakup Krasniqi në Hagë: Nuk jam fajtor për asnjë pikë nga aktakuzat, po më bëhet padrejtësi

Shkruar nga Newsbomb

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është shprehur se ka menduar që të mos marrë avokat mbrojtës, por kjo ishte një dëshirë e familjes dhe e miqve të tij.

Krasniqi u paraqit sot në Gjykatën e Hagës ku është përballur me akuzat për krime lufte.

 “I kuptoj por dua të them diçka për mbrojtjen, realisht unë fillimisht nuk kam menduar që të marr avokat mbrojtës dhe atë nuk e kam marrë me vullnetin tim, dhe me bindje se më duhet avokati por ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem një avokat dhe e pranova por ndryshe unë jam i bindur që nuk më duhet avokati dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit dhe as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike kryesore ka qenë zëdhënës i UÇK, unë kam pas detyra dhe pas luftës por ajo që ka qenë më e rëndësishme ka qenë ajo e zëdhënësit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, çdo gjë që unë kam bërë kanë qenë publike në shumë gjuhë, në gjermanisht, italisht, anglisht etj, ne ishim të vendosur dhe kishim të drejtë që të luftonim për liri unë jam i vetëdishëm për këtë por veprat për të gjitha që pretendon aktakuza asnjëra nuk qëndron në ditët në vijim do të sjell edhe fakte konkrete. Jam i mllefosur, këtu gjendem dhe është bërë padrejtësi, sikur të kisha vetëm një faj do ndihesha i turpëruar, jam këtu pa të drejtë unë duhet të jem në vendin tim dhe me familjen time. Unë nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme”, është shprehur Krasniqi.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se nuk është fajtor për asnjë nga pikat që janë të shkruara në aktakuzën që atij i është paraqitur.

“Unë edhe pse kam pasur një bisede me avokaten mbrojtëse dhe i kemi parë dhe pikat kryesore të aktakuzës une dhe e thash më parë, unë nuk ndihem fajtor dhe as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në atë aktakuzë. Unë deklarohem jo fajtor nuk kam asnjë faj të vetëm”,- tha Krasniqi.

Më tej ai është shprehur se i janë bërë shumë padrejtësi me arrestimin, pasi asgjë nga këto nuk i ka merituar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu