Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
54 %
2.6kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Jakup Krasniqi kundër deklaratave të Kodhelit në Prishtinë: O Ministreshë, a je në vete apo jo?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19dd2026d6ce278d03270f1af5f635f3

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar për deklaratën e bërë sot (01.12) në Prishtinë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Gjatë konferencës për shtyp me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, Kodheli u shpreh se politika në Kosovë nuk duhet të veprojë si ajo në Shqipëri, deklaratë që nuk është pritur mirë nga politikani kosovar.

Krasniqi shkruan se është e papranueshme se si zyrtarët shqiptarë shajnë shtetin e tyre, kur në fakt duhet të ishin ata të parët që ta mbronin atë.  

“Prej nga e mësuan ketë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe Ministresha e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: “Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria – nënvizimi im) – gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”. Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tanë”, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni – Shqipërinë! A jeni në vete apo jo?”-, shkruan ndër të tjera Krasniqi.

Reagimi i plotë i Jakup Krasniqit:

A është ky përfaqësim dinjitoz i shtetit?

Ëshë një shprehje, që për të saten herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që e përfaqësojnë – Shqipërisë? E shajnë shtetin që e përfaqësojnë? Çfarë përfaqësimi është ky? Ku i keni marrë këto mësime te çoroditura? Dhe e mundet fare, që ky të jetë përfaqësim që i duhet shtetit tuaj? Kur shtetin e shajnë ata që do të duhej ta mbronin me fanatizëm, përkushtim e dinjitet. Shtetin që nuk do të duhej të lejonin t’ua nëpërkëmbte askush! Prej nga e mësuan ketë gjuhë këta zyrtarë të lartë të shtetit – Shqipërisë? Sot kësaj vjershe që e kanë mësuar si papagalli, përmendsh, iu bashkua edhe Ministresha e Mbrojtjes së Shqipërisë, zonja Kodheli e cila paska thënë: “Mos merrni mësim nga ne (nga Shqipëria – nënvizimi im) – gjuha e rrugës nuk është zgjidhje”. A vërtetë “gjuhë e rrugës” është mbrojtja e vendit nga marrëveshjet e këqija, që po qojnë vendin nga shkërmoqja e shtetit?

Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne, nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare – Shqipëria? Madje, para kujt po ia thonë ketë? Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vendin që e përfaqësojnë. Po e thonë para atyre që shtetin e kanë bërë policor, e të cilin e drejtojnë kundër atyre që po e mbrojnë. Po e thonë para atyre që Shtëpinë e Demokracisë, Kuvendin e Kosovës e kanë shndërruar në Garnizon të policisë anti terror. Po e thonë para atyre që, jo vetëm e kanë pastruar Kuvendin nga opozita, por janë duke burgosur deputetët opozitar?! Janë duke i gjakosur kushdo që guxon ta mbrojë Republikën e Kosovës, veprimtarë politik, të rinj e të reja që e duan ketë vend, pa hile e pa interes. Para atyre që sheshazi, janë duke i mbrojtur interesat e veta, por assesi interesat e Republikës sonë.

Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tanë”, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni – Shqipërinë! A jeni në veti apo jo?

Më shumë

spot_img
spot_img