Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Jabllanoviç: Nuk kërkohet shkarkimi im, por i qeverisë

Lajme të ngjashëm

Ministri për Kthim dhe Komunitete në qëverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç ka deklaruar se protestat nuk lidhen me shkarkimin e tij, por kërkohet shkarkimi i qeverisë me dhunë.

“Kërkesa për shkarkimin tim është vetëm një shkas për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sepse është e qartë se opozita shqiptare nuk është një gjendje për të ardhur në pushtet me metoda demokratike. Dhe për këtë fare nuk mendoj dorëheqjen”, ka thënë Jabllanoviç.

Ai ka shtuar se Lista Srpska në asnjë moment nuk ka nxitur destabilitet dhe se deklarat e tij janë keqpërdorur si një pretekst për dhunë.

“Lista Serbe në asnjë moment nuk ka nxitur destabilizimin, qëllimi ynë është që të krijohet siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët. Në asnjë moment nuk kam pasur dilema nëse duhet të japë dorëheqjen. Nuk kam thyer rregullat që duhet zbatuar nga një ministër, dhe deklarata ime, e cila thuhet se ka nxitur protestat, është sqaruar e tëra për të gjithë, me përjashtim të atyre që e përdorin atë si një pretekst për dhunë”, është shprehur ai.

Duke folur për çështjen e Trepçës, Jabllanoviç e ka konsideruar atë si shumë komplekse dhe se ndan të njëjtin mendim me qeverinë e Kosovës për një zgjidhje të qetë dhe të duhur.

“Çështja e Trepçës është shumë komplekse. Jam i lumtur që të njëjtin mendim ndajnë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët zgjidhjen e këtij problemi kanë vendosur ta bëjnë në mënyrë të qetë dhe të duhur”, ka thënë Jabllanoviç.


Më shumë