Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
15 °
Mar
13 °
Mër
9 °
E shtunë, 1 Prill, 2023

‘Ja, u lodh njëri, i futi kurrizin murit dhe fiku dritën’, Rama batuta me banorët e Thumanës: Zoti e bëri këtë punë, unë do ta rregulloj

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektit të ndërtesave të reja që do të ndërtohen në Thumanë, ka marrë edhe pyetje nga banorët e pranishëm.

Përgjigjet e Ramës janë karakterizuar me humor, duke u shprehur se ‘po rregullon punën që bëri zoti’.

“Ty me kapele nuk ta jap fjalën, se ti sa herë merr mikrofonin vetëm më lavdëron, do thonë e ka marrë nga Tirana për t’i bërë qejfin”, iu drejtua Rama një banori, që krijoi ilaritet mes të pranishmëve.

“Padashur ta zgjas, ja u lodh njëri, i futi kurrizin murit, fiku dritën.
Ju falenderoj për durimin, është një mall shumë i vështirë për tu gjetur në këtë vend, por mund ti jepni pak energji vetes.
Po punojmë ditë-natë për këtë punë.
Duam që të bëjmë vërtët një model shembullor që të shuajmë dhimbjen e këtij qyteti, për të kujtuar ata që ikën dhe për ti dhënë të gjithëve mundësinë që të qeshin lirisht, në një qytezë që meriton emrin që ka për traditën që ka, por meriton të jetë qyteza e fëmijëve që lindin këtu.
Asnjë qindarkë që është e dedikuar për ju nuk do iki në drejtim të paditur.
Ty me kapele nuk ta jap fjalën, ty me kapele s’ta jap se ti ke kapele”, tha Rama ndër të tjera.

Batutat me banorët:

Banori: Quhem Luan Duka shqip, ose greqisht Jani
Rama: Qirje Jani ti kanis
Banori: Është me vonesë procesi
Rama: Nuk është me vonesë, andej në greqi si e keni ju, ndërtoni më shpejt një shtëpi apo një pallat
Banori: Unë kam mbledhur duhan, nuk bëj pallate
Rama: Si mendon, ndërtohet më shpejt një shtëpi apo pallat
Banori: Shtëpi
Rama: Jani ne do bëjmë maksimumin, ta bëjmë sa më shpejt dhe sa më mirë

Banori që Rama nuk i dha fjalën heq kapelen dhe kryeministri i drejtohet:

“E hoqe kapelen, do me marr fjalën, nuk ta jap, se fillon më lavdëron, je i madh , je kështu e ashtu.
E ka marrë vesh gjithë katundi se ti sa më sheh… do thonë ja, e ka sjellë nga Tirana për ti bërë qejfin”.

Banori:Kam një pyetje për tokat, ka qenë tokë private , e ka marrë komunizmi
Rama: Mos ki merak, ke letra ti, kemi letra edhe ne. Çfarë ke në letra do shpronësohesh

Më shumë