Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ja si u kapën “mat” trafikantët e Shkodrës, mes tyre edhe 3 zyrtarë (PAMJE NGA SUPER-OPERACIONI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbardhen detaje të reja të super operacionit antidrogë në Shkodër, ku u arrestuan 17 persona mes tyre edhedy krypleq fshatrash dhe një efektiv i FNSH. 

Gjatë periudhës 10 mujore të hetimit të këtij grupi, nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë sekuestruar 31.140 rrënjë bimë cannabis sativa, 150 kg lëndë narkotike, 330 gramë farë bimë narkotike, 5 armë zjarri e municione luftarake, 9 automjete, si dhe 22 telefona.

Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, sipas Prokurorisë dyshohet se dekonspironte aksionet policore.

Hetimi disamujor i zhvilluar nga Prokuroria Shkodër, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është vijuar me ndalimin e dy kryepleqve të Njësisë Administrative Pult, një efektivi të Forcave Speciale dhe një numër personash të tjerë që ishin të angazhuar në organizimin përpunimin dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Shkodrës konkludoi se kush ishin personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, për të cilët ditën e djeshme janë urdhëruar ndalimit dhe që janë zbatuar nga forcat e Policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Në kuadër të këtij procedimi, janë ndaluar:

1.     Dritan Lisaj, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

2.     Gjin Lushi, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

Të dy të dyshuar për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”

 3.     Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

 Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

[iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGent.Mullai%2Fvideos%2F272795643148523%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true” ]

Më shumë

spot_img