Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ja si të përfitoni pension social në 2017-ën, hapat që duhet të ndiqni

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të gjithë përfituesit e pensionit social duhet të rideklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që t’iu rilidhet pagesa.

Kjo është një procedurë që duhet të kryhet çdo fillimvit nga kjo kategori, si një mënyrë për të verifikuar nëse të ardhurat e tyre kanë ndryshuar apo jo. Referuar praktikës së vitit të kaluar rideklarimet bëhen përgjatë muajit janar, ndërkohë që përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë thënë më herët se nuk është i nevojshëm dorëzimi i dokumenteve, por vetëm i deklaratës. “Për rastet e përsëritura nuk duhet të paraqesë asnjë dokument tjetër, përveç deklaratës.

Kjo përveç rasteve kur ka ndryshime të gjendjes financiare: mund të ketë hapur një biznes, mund të jetë aksioner në një aktivitet ose mund të ketë ndonjë të ardhur tjetër, si për shembull pasuri të paluajtshme të lëshuar me qira dhe merr të ardhura”,- kanë shpjeguar specialistët.

Përfituesit duhet të paraqiten vetëm pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore, ku ka vendbanimin dhe të dorëzojë dokumentin, që në këtë rast është deklarata. Mjafton që ata të jenë të pajisur me kartën e identitetit dhe të deklarojnë që kanë të njëjtat të ardhura, si herën e kaluar shkruan ‘GSh’.

Në rast se rideklarimi nuk kryhet, përfituesve iu ndërpritet pagesa dhe vetëm pas dorëzimit të tij do të mund të rimarrin sërish paratë. Shkak për këtë procedurë është fakti se pensioni social është një e ardhur e ngjashme me ndihmën ekonomike, pasi personi nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Ndaj ai duhet të deklarojë që gjendja e tij financiare nuk ka ndryshuar dhe të ardhurat e tij ekonomike nuk kanë ndryshuar. Nëse marrim parasysh indeksimin e muajit korrik, masa e pensionit social aktualisht është rreth 6.860 lekë. 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img