Ndërkohë që studentët të cilët hodhën vezë në drejtim të kryeministrit Rama u shoqëruan me dhunë në polici, ky i fundit duket se ka reaguar me buzëqeshje ndaj gjestit të studentëve.
Pasi u largua nga aktiviteti në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me incidentin, por nuk ka bërë asnjë koment, ndërsa ka buzëqeshur dhe është larguar.