Ka nisur sot në mbrëmje nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”. Performanca e parë në skenën e Pallatit Koncerteve, i takoi fituesve të festivalit të vjetshëm, Aurela Gaçes dhe Young Zerka.
Këngëtarët kanë performuar live këngën “Pa Kontroll”, çka ka ndezur sallën dhe të pranishmit atje.
Në krah të moderatorit Ardit Gjebrea është shfaqur edhe Almeda Abazi, vajza shqiptare aq shumë e njohur në Turqi.