Brenda muajit janar të 2020-ës pritet të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, organi i ri i drejtësisë që do të funksionojnë me mbështetjen aktive të FBI-së amerikane.
Zyrat e BKH-së do të jenë te godina e ish-Krimeve të Rënda, së bashku me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që tashmë ka nisur nga puna.
Sakaq, është çelur edhe faqja zyrtare e BKH-së në interent, ku ndër të tjera qytetarëve u jepet mundësia të raportojnë me emrin e tyre ose në anonimitet raste të ndryshme të korrupsionit, raporton newsbomb.al.
Aty mjafton të shkruani gjeneralitetet ose të zgjidhni opsionin “Anonim” dhe më pas të plotësoni mesazhin tuaj me të dhënat dhe detajet lidhur me rastin korruptiv që do të raportoni.