Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ja si ka qenë flamuri shqiptar me të cilin u varros Ismail Qemali (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6c196120541dece6b83505c0d02131a7

Ky ka qenë Flamuri Shqiptar me të cilin është varrosur Ismail Qemali, i cili së bashku me delegatët firmosi ngritjen e Shtetit Shqiptar. Dhe në fakt Shqiponja Dykrenare nuk ngjan fare me atë që ne kemi sot. Kjo shqiponjë është më e ngushtë dhe me krahë të tjerë.

Restauratori Frederik Stamati rrëfen historinë e këtij flamuri:

“Flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali.

Shqipëria nuk e ka flamurin me të cilin u shpall Pavarësia. Flamuri më pranë asaj ngjarje është ai, me të cilin u varros Ismail Qemali. Në foto paraqitet pikërisht në çastin e identifikimit, apo të zbulimit në nëntor të vitit 2011.

Një kolege shumë e mirë e punës dhe e shkencës, Ariola Prifti, më njoftoi se kishte në duar disa flamuj të paidentifikuar të Fondit etnografik dhe me që unë isha marrë me flamujt, t’u hidhja një sy. E dija shumë mirë dokumentacionin që ruhej në Arkivin e Shtetit dhe që lidhej me flamujt e Muzeut Kombëtar. Identifikimi nuk ishte i vështirë. Pra, ishte një punë e përbashkët me Ariolën. Unë nuk e dija ekzistencën e këtij flamuri.

Këtë flamur ia ka dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasierit në mars të vitit 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlore. Ky flamur është valvitur për një kohë të gjatë në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës. Kur Ismail Qemali u largua nga Shqipëria kërkoi të merrte me vete një kujtim. Dhe iu dha ky flamur, të cilin e mbajti gjithmonë pranë. Kur vdiq në Peruxhia, më 25 janar 1919, trupi i tij u mbulua me këtë flamur. Edhe gjatë varrimit në Kaninë më 12 shkurt 1919 arkivoli u mbulua po me këtë flamur. Në vitin 1932 u krye rivarrimi në Sheshin e Flamurit në Vlorë. Përsëri arkivoli u mbulua me këtë flamur. Mbas ceremonisë së varrimit, i biri i tij, Et’hem Bej Vlora, ia dorëzoi prefektit të Vlorës Z. Nepravishta për ta ruajtur në Muzeun Kombëtar. Dhe atje u ruajt.

Por flamujt u dorëzuan pa inventar dhe pa histori në vitin 1946 në Institutin e Shkencave. Kështu flamujt mbetën anonim. Po të mos ishte dokumentacioni në Arkiv ne nuk do ta kishim njohur kurrë këtë flamur, që është flamuri me pranë Pavarësisë që ka Shqipëria.

Me dhënien e njoftimit nga QSA u hapën aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë dhe kjo u quajt si ngjarja më e rëndësishme. Flamurit i bëmë një ndërhyrje të lehtë konservuese për një ekspozim më të mirë.

Flamuri është formuar nga dy pëlhura të leshta të qepura bashkarisht, mbi të cilat është stampuar shqiponja. Anash ka vendin ku kalonte litari. Një pjese e litarit, ashtu siç u pre dikur, ruhet në vendin e vet. Nga mbrapa, në një kënd, ndodhet e stampuar vula e Prefekturës së Vlorës”

ismailqemaliflamuri

Më shumë

spot_img
spot_img