Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ja si e përgatiti rolin e Drejtoreshës së Tatimeve aktorja e ‘’Portokalli’’, mbante me vete fotot e Brisida Shehajt (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Delinda Zhupa, aktorja e talentuar e ‘’Portokallisë’’ ka punuar shumë që të nxirrte një rol të shkëlqyer. Dje Newsbomb.al shkroi për aktoren dhe profilin e saj, por sot po sjellim një foto nga përgatitja e rolit për interpretimin e Brisida Shehajt, drejtoreshës së Tatimeve, e cila me thënë të vërtetën është në qendër të vëmendjes jo vetëm pse ka ndërmarrë një aksion kundër informalitetit këto ditë, por edhe për personazhin tipik që përfaqëson.

Shtatë foto të drejtoreshës Brisida Shehaj në tavolinën e grimit si dhe telefonin që kontrollonte gjithçka, deri në përfundim të makiazhit, që e kishte çuar aktoren në një ngjashmëri me Shehajn, edhe pse në realitet nuk ngjan aspak.

Brisida Shehaj është printuar në foto ballore, profil si dhe me duar në ballë, foto që e kanë shoqëruar ngado aktoren. Kuptohet shtuar kësaj edhe talentin e aktores, bënë që imitimi i Shehajt të dilte i shkëlqyer.

 

LEXO EDHE:JA KUSH ESHTE VAJZA QE VURI NE LOJE DREJTORESHEN E TATIMEVE NE ''PORTOKALLI''

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu