Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ja si e komenton kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, këtë foto të John Kerry-t

Shkruar nga Newsbomb

Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka vënë re një detaj të veçantë nga vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në ambientet e Kryeministrisë.

Përgjatë koridorit, i shoqëruar nga kryeministri Rama, John Kerry është ndalur për disa çaste duke parë bluzën kuqezi me numrin 5, të vendosur në një kornizë dhe që i takon kapitenit Lorik Cana.

“Ëe have one more supporter for the Euro 2016... Kemi nji tifozë më shumë për Euro 2016”, shkruan me humor Lorik Cana. Bluzat e komëbëtares të vendosura në murin e Kryeministrisë janë dhuruar gjatë pritjes që kryeministri Rama i bëri kombëtares pas kualifikimit historik në Kampionatin Europian. /Newsbomb.al/

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese