Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Ja shenjat që po kalon Biden pas infektimit me Covid-19 dhe ilaçi që po përdor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Joe Biden ditën e djeshme rezultoi pozitiv me Covid-19. Ndonëse ai është i vaksinuar me 4 dozat e vaksinës, pas një testi të kryer presidenti rezultoi pozitiv me Covid.

Sipas CNN, Biden ka nisur menjëherë trajtimin me antiviralin Paxlovid, një ilaç i autorizuar për përdorim emergjent nga Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) dhe që lejohet për personat mbi 12 vjeç. Sipas koordinatorit të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Dr. Ashish Jha, Biden ka hundë të zëna, lodhje trupore dhe kollë të thatë, por jo temperaturë.

Presdienti amerikan i mori dy dozat e para të vaksinës anti-Covid Pfizer para inaugurimit të tij në janar 2021. Dozën e parë përforcuese e mori në shtator 2021 dhe në mars 2022 mori dozën e dytë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe Zonja e Parë, Jill Biden, dolën të dyja negative pas testimeve të kryera të enjten dhe sipas protokollit ato do të vijojnë aktivitetet e tyre sipas programit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img